Ndahet nga jeta veterani i arsimit vushtrrias Ragip Maloku

Është ndarë nga jeta veterani i arsimit në Vushtrri, Ragip Maloku.

Arsimtari Ragip, i cili për shumë vite ka dhënë kontribut të pashoq në shkollën fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri, ka lënë pas vetes një trashëgimi të pasur në fushën e arsimit.

Breza të tërë nxënësish nga kjo shkollë kanë ndjekur mësimet e tij dhe janë rritur për të ndjekur profesionet e tyre, duke kontribuar në shoqëri në forma të ndryshme.

Arsimi në Vushtrri dhe qyteti në tërësi kanë humbur një personalitet të përkushtuar dhe të respektuar, i cili për dekada me radhë ka qenë shembull frymëzimi për nxënësit dhe kolegët e tij.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Ragip Rasim Malokut ka prekur zemrat e të gjithëve, veçanërisht të atyre që e kanë njohur nga afër.

Lexo edhe:  Gjuajtje me armë në Tërstenik, intervenon policia