E rëndë: Vdes një punëtor në QKUK, u lëndua nga vinçi duke punuar në ndërtim

(Foto ilustrim)
Muajve të fundit ka pasur disa raste tragjike të vdekjeve të punëtorëve si pasojë e lëndimeve në vendet e punës. Ndonëse këto raste nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti ata.

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një ngjarje të tillë dhe mjaft të rëndë për një familje nga Lipjani. Djali i tyre, 45-vjeçar, i cili po trajtohej në QKUK pasi u lëndua muajin e kaluar, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se punëtori që vdiq sot është Rasim Bytyqi, i cili kishte pësuar lëndime të rënda teksa po punonte në punishten e kompanisë “Euro-Abi”, në rrugën C. Ai kishte pësuar plagë serioze pasi ishte lënduar në vinç dhe më pas ishte dërguar për trajtim në QKUK.

Por përkundër intervenimeve në repartin Intensiv, ai nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur sot. Për rastin është vënë në dijeni edhe Policia e Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit është iniciuar rasti “hetim mbi vdekjen”, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Goditet një person nga rrufeja në Rahovec, dërgohet me urgjencë në QKUK Lajme / 05 July 2022, 23:08 Një person në Rahovec është goditur sonte nga rrufeja. Rasti ka ndodhur në fshatin Fortesë të kësaj komune. Siç kanë bërë të ditur nga Policia, viktima është dërguar për trajtim në QKUK. “Një person i moshës madhore është goditur nga rrufeja në fshatin Bellacerkë. Prej familjarëve, personi është dërguar në Rahovec dhe për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, kanë thënë nga Policia