Ndahet nga jeta sportisti Florim Xhabiri që e mposhti tre herë kancerin

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar për vdekjen në moshë të re të sportistit ferizajas, Florim Xhabirit.

Aliu i ka shprehur ngushëllime familjes Xhabiri, sportistëve dhe të gjithë të njohurve të të ndjerit, teksa tha se ai ishte shembulli më kuptimplotë i njeriut të fortë, pavarësisht sfidave të rënda shëndetësore.

“Me dhembje e pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të re të sportistit ferizajas, bashkëqytetarit tonë të veçantë Florim Xhabiri. Florimi ishte shembulli më kuptimplotë i njeriut të fortë, pavarësisht sfidave të rënda shëndetësore”.

“Vepra që la pas Florimi me shembullin e tij të pasionit e të qëndrueshmërisë, janë vlerë e çmuar e sportit tonë. Ngushëllime të sinqerta familjes Xhabiri, sportistëve, sportdashësve e të gjithë të njohurve të të ndjerit. Shpirti i tij u prehtë në paqe”, tha Aliu.

Florim Xhabiri ishte boksier me profesion, ndërsa kishte arritur që për tri herë ta mposhte sëmundjen e kancerit.

Lexo edhe:  Bekë Berisha: 600 policë të angazhuar për të ruajtur aktivistët e LVV-së, teksa ata incizojnë spot elektoral në Ujman