Ndahet nga jeta profesori i inxhinierisë në Pejë, Xhevdet Gashi

Mësimdhënësi i Institucionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional ‘Rifat Gjota’ në Pejë, Xhevdet Gashi, është ndarë nga jeta dje në moshën 55-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Profesori i inxhinierisë, vuante nga një sëmundje të cilës nuk arriti t’ia gjejë shërimin.

I ndjeri u varros sot në varrezat e fshatit Katundi i Ri në Pejë.

Për vdekjen e tij kanë reaguar edhe nga IAAP ‘Rifat Gjota’, ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook kanë nderuar Gashin dhe kontributin e tij në arsim, teksa kolegët e tij e kanë përshkruar si punëtor të përkushtuar dhe shumë të përpiktë në realizimin e obligimeve të punës.

Lexo edhe:  Ky është i arrestuari për rastin e dhunimit të 13-vjeçares qê u gjet në Vushtrri