Ndahet nga jeta një pjesëtar i Policisë së Kosovës

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se është ndarë nga jeta pjesëtari i Policisë së Kosovës, Rexhep Maliqi.

Në një telegram ngushëllimi, sindikata ka njoftuar për vdekjen e Maliqit dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

“Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Rexhep Maliqi, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!” – thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Vjedhje e rëndë në Prizren – hajni hyn në shtëpinë e çiftit dhe largohet me stoli ari, para e çanta luksoze me vlerë mbi 20 mijë euro