Ndahet nga jeta Nevzad Shabani, aktivist i LDK-së
Nevzad Shabani, një nga aktivistët më të përkushtuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka ndërruar jetë në moshë të re. Ai u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas një boshllëk të thellë në mesin e familjes, miqve dhe të gjithë atyre që kishin pasur fatin ta njihnin.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale.
Nevzad Shabani, nga Kçiqi, ishte njeri i njohur për urtësinë dhe përkushtimin e tij. Ai ishte gjithmonë pranë çdo aktiviteti të LDK-së dhe çdo iniciative për të mirën e përbashkët.