Ndahet nga jeta në moshë të re infermierja e QKMF-së në Deçan

Infermierja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Dafina Hakaj, është ndarë nga jeta mbrëmjen e kaluar.

Lajmin e kobshëm për vdekjen e saj e ka dhënë kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, i cili u ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerën.

E në rrjete sociale nuk munguan as postimet e familjarëve dhe kolegëve të cilët kanë ndarë fjalët më të ndjera në kujtim të Dafina Hakajt.

Nuk janë bërë ende të ditura detajet për ceremoninë mortore të së ndjerës.

Lexo edhe:  Vjedhja e dyerve dhe dritareve në Ngrohtoren në Gjakovë: Këta janë dy të arrestuarit, dëmi rreth 20 mijë