Mirlind Daku mesazh gjyshit të tij të ndjerë: Ma e vogla që nipi yt mundi të bëjë për ty!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku shënoi dy gola në Rusi me Rubin Kazanin.

Të dy gola, lojtari shqiptar ia dedikoi gjyshit të tij të ndjerë.

Pas ndeshjes, Daku tregon në rrjetet sociale se këto dy shënime ia dedikoi “babës haxhi”.

“Baba Haxhi, ma e vogla që nipi yt mundet me bë për ty. Dy gola për ty, prehu në paqe”, ka shkruar Daku në rrjetet sociale

Kujtojmë që pas kësaj ndeshje, Daku mori edhe çmimin e lojtarit më të mirë.

Ndërkohë, Daku poashtu është i ftuar për ndeshjet e muajit shtator te Kombëtarja e Shqipërisë.

Lexo edhe:  Për herë të parë që nga viti 2002 kur hyri në Shqipëri, 1 euro vlen më pak se 100 lekë