Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, komandant Shpati, Daut Rexha
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Rexha – komandant ‘Shpati’, është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë djali i tij, Graniti, i cili ka bërë me dije se varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën në orën 16:00 në varrezat në Arbëri.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se baba jonë, bashkëshorti, familjari, dhe luftëtari i orëve të para të UÇK-së DAUT REXHA, sot ndërroj jetë, në moshën 60 vjeçare. Varrimi bëhet nesër (e Shtunë) me datën 23.09.2023 në ora 16:00 me Ikendi në varrezat e Dragodanit. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!”, thuhet në njoftimin mortor.
Komandant Shpati ishte pjesë e njësitit Gueril Bia dhe veproi në Zonën Operative të Llapit.