Ndahet nga jeta gazetari sportiv shqiptar

Komuniteti i gazetarisë sportive shqiptare është në zi.

Sot, në moshën 78-vjeçare është ndarë nga jeta gazetari Bedri Alimehmeti, shkruan “Supersport”.

Me penën e tij, mjeshtri i madh Alimehmeti pasuroi me histori, tregime e poezi artin e vendit tonë.

Alimehmeti lindi në vitin 1945 në Tiranë. Ai ka botuar ndër të tjera tregimet si “Tirana e përgjakur”, për ekzekutimet pa gjyq që u bënë në Tiranë në muajt tetor-nëntor të vitit 1944.

“Masakra e terrorit komunist në Tiranë, 28 tetor 1944–16 nëntor 1944” (Tiranë, 2001); “Skënder Halili: vezullimi i një ylli” (Tiranë, 2008), “Shyqyri Rreli – një jetë për futbollin shqiptar” (Tiranë, 2010).

Lexo edhe:  Ndërpritet dasma, shembet tavani i restorantit -mbi 30 të lënduar në Itali