NATO thotë se Njësia Speciale nuk mund të shkojë në veri pa pajtimin e KFOR-it

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka thënë se forcat speciale nuk mund të shkojnë në veri pa pajtimin e KFOR-it.

Ai, në një konferencë për media pas takimit me Vjosa Osmanin, ka deklaruar se kjo duhet të bëhet për shkak të sigurisë në Kosovë.

“Nuk është kriter i ri është baza e misionit për një kohë të gjatë tashmë çdo zbarkim i forcave speciale kërkon pajtimin nga KFOR-i dhe ka nevojë për koordinim dhe konsultim të afërt midis autoriteteve në Prishtinë dhe KFOR-it për çfarëdo zbarkimi që mund të ndikojë pozitën tonë dhe sigurinë në Kosovë”, ka thënë Stoltenberg.

Lexo edhe:  E rëndë: Vdes i riu që po trajtohej në QKUK pas një aksidenti para 10 ditësh