Naser Imeri me kompaninë “Ariani Company” ndihmon familjen Buliqaj, biri i tyre ka nevojë për shërim jashtë vendit
Humanisti nga qyteti i Vushtrrisë, Naser Imeri, është gjithnjë pranë qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë.
Pronari i kompanisë “Ariani Company”, është lajmëruar menjëherë pas kërkesës për ndihmë për vushtrriasin Lavdim Buliqaj, shkruan Jepi zë.
Buliqaj është diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë në boshtin kurrizor e cila kërkon shërim jashtë vendit.
“Ariani Company” në krye me Naser Imerin, është kompania e parë që është lajmëruar për ndihmë posa kanë dëgjuar për rastin e qytetarit nga Vushtrria.