‘Na vyshke zemren o vlla’ – postimi prekës i vëllait të 30-vjeçarit që u gjet i vdekur sot në Ferizaj
Një 30-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Saraishtë të komunës së Ferizajt. Sipas mediave lokale bëhet fjalë për Dardan Osmanin, ndërsa për vdekjen e Dardanit ka shkruar edhe vëllai i tij.
Ai në një postim në Facebook ka njoftuar se Dardani ka qenë vëllai më i vogël, ndërsa tha se për procedurat tjera do të njoftojnë me kohë.
“NA KËPUTE SHPIRTIN O VLLA 😭Sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroj jetë vëllau ynë i vogël Dardani. Na vyshke zemren o vlla. Na kalle zemren o zemra jonë! Të nderuar miq, për të gjitha procedurat e tjera ju njoftojmë me kohë!”, ka shkruar ai.