“Na thave shpirtin e na e ndale diellin”, gruaja e kosovarit që vdiq nga aksidenti tragjik në Itali me postim prekës

Hysni Qestaj, rreth 40-vjeçar, nga kantoni Vaud i Zvicrës vdiq tragjikisht në një aksident të rëndë me Ferrari të dielën në Italinë veriore. Gazeta Sinjali mëson se me të në veturë në momentin tragjik dyshohet se ishte edhe një grua, identiteti i së cilës nuk dihet.

Vetura u copëtua, copat u shpërndanë dhe flakë e madhe u pa. Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.

Zjarrfikësve iu desh mjaft mund që ta nxirrnin kosovarin e vdekur nga vetura.

Pas këtij lajmi tragjik, ka reaguar bashkëshortja e tij, Dafina Qestaj, ku ka bërë një postim prekës.

“Qysh me jetu pa ty bre jeta jem.

“Na thave shpirtin e na e ndale diellin, po njerezit e mire nuk jetojne gjate ne kete bote. Ishe aq i mire, i drejte dhe i dashur sa Zoti te mori prane vetes. Po me mbajn gjalle kujtimet e bukura qe i kaluam dhe dashuria qe ndame per gati dy dekada. Pusho ne parajse aty ku e ke vendin, te deshtem, te duam dhe do te duam pergjithmone, une dhe dy engjujt tone qe i le kaq heret”, ka shkruar ajo në Facebook.

Lexo edhe:  Aksidenti në Sllatinë, dy të vdekur dhe dy të lënduara