“Na këpute zemrën…”, Familja Kastrati e tronditur me vdekjen e 24-vjeçarit që i dha fund jetës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren, ku një 24-vjeçar po dyshohet se ka bërë vetëvrasje, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura.

Hetimet për rastin kanë nisur dhe kjo është konfirmuar nga Policia Rajonale në Prizren, teksa lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe familjarët.

I riu Durim Kastrati, po dyshohet se i dha fund jetës së tij me armë zjarri dhe kjo ngjarje tronditi gjithë familjen dhe miqtë e tij.

Një familjar i tij, përmes një njoftimi në Facebook, me dhimbje të thellë për humbjen e Durimit, ka shkruar disa fjalë prekëse për të.

“A mer na këpute gjysmën e zemrës. Zoti të shpërbleftë në lule të xhenetit. Ke me na mungu tan jetën” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë dhe po merren me ndriçimin e këtij rasti.

“Policia ka shkuar në vendngjarje dhe dyshimet e para janë se viktima D.K. ,mashkull, 24 vjeç ka kryer vetëvrasje duke përdorur armën AK 47. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësit dhe zyrtarët përgjegjës kanë dal në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin.” – kanë thënë nga Policia.

Lexo edhe:  Goditet një person nga rrufeja në Rahovec, dërgohet me urgjencë në QKUK Lajme / 05 July 2022, 23:08 Një person në Rahovec është goditur sonte nga rrufeja. Rasti ka ndodhur në fshatin Fortesë të kësaj komune. Siç kanë bërë të ditur nga Policia, viktima është dërguar për trajtim në QKUK. “Një person i moshës madhore është goditur nga rrufeja në fshatin Bellacerkë. Prej familjarëve, personi është dërguar në Rahovec dhe për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, kanë thënë nga Policia