“Na kanë paragjykuar që Valoni i ka 2 vajza”, rrëfehet Albina Kelmendi

Artistja e mirënjohur Albina Kelmendi dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për jetën personale dhe sigurisht marrëdhënien me partnerin e saj, Valonin, me të cilin lidhi kurorë u martua disa javë më parë.

Teksa foli për emocionet e dasmës, ajo tregoi dhe se si është njohur me partnerin.

Këngëtarja tha se në fillim nisën të punonin bashkë, hapën një biznes dhe me kalimin e kohës, ndjenjat ndryshuan.

Albina tregoi se është përballur me paragjykime nga njerëzit për shkak se Valoni është baba i dy vajzave. E pyetur për raportin që ka me ta, ajo tha “i dua fort dhe dua më të mirën për ta”.

“Jemi njohur para 3 viteve por kemi filluar të punojmë bashkë. Hapëm një biznes. Kemi qenë shumë në rregull sa i përket biznesit por nga ana tjetër, që filluam të bëhemi shumë shokë, filloi të lindte dhe diçka tjetër.”, u shpreh Albina ndërsa u pyet se çfarë pëlqeu te partneri.

Lexo edhe:  A do e ftoni Efin në dasmë? Kiara befason me përgjigjen