Musliu reagon ndaj Kurtit pas deklaratave për ish-krerët e UÇK-së: Ti je një ndër armiqtë e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një interviste të dhënë të mërkurën në një televizion u shpreh se “zyrtarët e PDK-së po i vizitojnë shpesh dy ish-krerët e tyre në Hagë për të marrë instruksione politike”.

Për këtë deklaratë të Kurtit ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Musliu e quajti “hajvan” Kurtin, duke thënë se deklaratat e tij për ish-krerët në Hagë janë të papërgjegjshme.

“Duhet me qenë vërtet HAJVAN për të dhënë deklarata kaq të papërgjegjshme, sidomos në një fazë kaq kritike të procesit në Gjykatën Speciale.

Albin KurTHi, me sjelljet dhe fjalët e tij, po i bën dëm Kosovës më shumë se kushdo tjetër.

Kosova ka armiq, por një nga ta është vetë Albin Kurti, i cili çdo ditë po punon në drejtim të zhbërjes së shtetit”, thuhet në reagimin e deputetes Musliu.

Lexo edhe:  “100% e përkrahu Albin Kurtin”: Flet serbi që mbështet kryeministrin për situatën në veri