Mushkolaj: Pa UÇK-në s’do ta kishim atë që gëzojmë sot

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Kosova nuk do të ishte e lirë dhe e pavarur.

Dhe këtë, sipas Mushkolajt, duhet ta mësojnë gjeneratat e reja dhe të shohin kontributin e secilit për Kosovën.

“Unë konsideroj që pa UÇK-në nuk kishim mund me arrit këtë që po e gëzojmë sot. Prapë mundemi me sikur a është mirë a keq kjo tash, a është pak a shumë. Megjithatë gjeneratat e reja duhet ta kenë parasysh këtë aspekt dhe me njoft kontributin e secilit nëpër përiudha të ndryshme kohore, veçanërisht kontributin që e kanë dhënë njerëzit në lëvizje që pastaj kanë vazhdu edhe me luftën e armatosur. Pavarësisht pengave që kanë mundur me dalë rrugës…”, ka thënë Mushkolaj në “Debat Plus” të Dukagjinit.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim