Mungesë e rrymës në këto vende
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 14.03.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si i rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Ky është orari sipas rajoneve:
Pejë
1.
Nga TS 35/10kV Gurrakoci do të ndërprehet:
Dalja 10kV Dobrusha (kodi: 50052001) prej orës 11:30 deri në ora 14:00
Vendet: fshatrat: Prekallë, Dobrushë, Kashicë, Dobrushë e Epërme, Staradran, Elshan, Berisha, Mavraj, Llugat e Poshtme dhe e Epërme, Ruhot.
Arsyeja: Ndërprerje emergjente, ndërrimi i konzollave, izolatorëve dhe shtrëngimi i përçuesve të tensionit të mesëm.
2.
Nga TS 35/10kV Gurrakoci do të ndërprehet:
Dalja 10kV Gurrakoci (kodi: 50052002) prej orës 11:30 deri në ora 14:00
Vendet: Gurakoc, Gurakoc Kulla, Gurakoc 35 i vjetri.
Arsyeja: Ndërprerje emergjente, ndërrimi i konzollave, izolatorëve dhe shtrëngimi i përçuesve të tensionit të mesëm.
Ferizaj
1.
Nga TS 110/35/10[kV] Ferizaj 1 do të ndërprehet:
LP 10kV Fshatrat (kodi: 40000002) nga ora 10:00 deri në ora 14:00
Vendet: Fshati i Vjetër, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj, dhe Zllatari.
Arsyeja: Për realizimin e sistemit hyrje/dalje 10 kV, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.
Mitrovicë
1.
Nga TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet
TS 10/0.4kV TS 3 (kodi: 73000002003) prej orës 11:00 deri në ora 13:00
Vendet: rr. Miç Sokoli.
Arsyeja: Ndërprerje emergjente, rregullimi i ndarësit të tokëzimit në daljen J06-“Tr-1”.