Muja për deklaratën e Baljes: Tentim të na mëveshët tyxharllaku politik, skenar i PDK-së
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka mohuar deklarimet e deputetes, Duda Baljes se i është ofruar posti i profesoreshës në Shkup, në këmbim të votës për kandidaten për kryeparlamnetare, Albulna Haxhiu.
Ai ka thënë se Vetëvendosje nuk bënë kësi propozime dhe se është tentim që VV-së të paraqitet siç ka thënë sikurse partitë e tjera që në të kaluarën bënin pazare politike.
Muja në emisionin “Ditari” ka akuzuar PDK-në për këto, duke thënë se këtë e bënë për të siç ka thënë legjitimuar veprimet e saj në të ardhmen.
“LVV nuk bën kësi propozime. Këto drama që krijohen ose përpjekje për ta projektu PDK-në në VV nuk ndoshta ashtu. Ka pas dy përpjeke, e para që të tentohet disi krijohet një lidhje e Vetëvendosjes me Listën Serbe që nuk ekziston dhe e dyta që t’i mëveshët Vetëvendosjes ky tugjallaku politik i të kaluarës, nuk ndodhin asnjëra logjik. Këto unë mendoj se si përpjekjeje janë të organizuara nga PDK-ja, sepse ajo dëshiron me relativizu autoritetin tonë moral në mënyrë që më pas ta moralizojë çdo veprim jo moral të tyre”, ka thënë Muja.
Ai ka thënë deputetja Duda Balje, se të gjitha ato që i ka thënë t’i deponoj në organet e drejtësisë.