Muja mundohet të justifikohet, akuza LDK: Kontratat njëburimore me Vuk Hamoviqin kanë qenë edhe kur u shpall Pavarësia e Kosovës

Ish deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja i është kundërpërgjigjur akuzave të Lidhjes Demorkatike të Kosovës, të cilët i kanë akuzuar për lidhjet me Vuk Hamoviqin.

Ai ka thënë se kontratat e para me Hamoviqin kanë qenë nga viti 2008.

Muja tutje akuzon se me shpalljen e pavarësisë, Kosova është furnizu me rrymë nga Vuk Hamoviqi.

“Kolegia në fjalë t’i pyesë kolegët që i ka afër LDK’së që kanë nënshkru dhe influencu kontrat me Vuk Hamoviqin. Gjatë shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vendi është furnizu pikërisht nga Vuk Hamoviqi. Kontrata njëburimore sic kanë dëshirë LDK’ja t’i referohen, me Vuk Hamoviqin janë nënshkruar që nga viti 2008. Dhe vlera totale deri në vitin 2013 kur këta kanë vendos me ia kalu përgjegjësinë e furnizimit KESCO-s, është në vlerë prej 141 milion e 489 mijë euro, pra përmes kontratave njëburimore është përzgjedhur Vuk Hamoviqi”, ka deklaruar ai para mediave.

Ndryshe ekspertja e energjisë nga LDK, Janina Ymeri ka thënë se nesër më 28 Nëntor Kosova furnizohet me energji elektrike nga kompania Vuk Hamoviq.

Ajo në klan kosova ka theksuar se thuhet se Kosova nuk furnizohet me energji elektrike nga Serbia, por thekson se ky shtet figuron në Doganë.

 

“Nesër si edhe shumë ditëve tjera rryma vjen nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut shumicën e herëve për shkak se me Serbinë nuk kemi shkëmbime tregtare, thuhet që nuk kemi në fakt në Doganë figuron edhe Serbia. Nesër më 28 Nëntor rryma vjen prapë nga Vuk Hamoviq ose kompania e tij “EFTE””, tha Ymeri.

Lexo edhe:  Grabitet 20-vjeçari porsa del nga diskoteka në Prishtinë, e rrahin dhe ia marrin zinxhirin e 3 mijë € nga qafa