Muhamet Hajredini lirohet nga akuza, ai kishte hedhur në shportë simbolet kombëtare
Arsimtari Muhamet Hajredinaj është shpallur i pafajshëm nga akuza për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Ai ishte ndjekur penalisht pasi dyshohej se kishte hedhur në shportën e mbeturinave plisin dhe flamurin kombëtar.
Sipas aktakuzës, Hajredinaj, në kohën kur punonte si mësimdhënës i gjuhës angleze në shkollën fillore “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, më 27 nëntor 2024, ditë kur në shkollë shënohej Dita e Flamurit, në prani të nxënësve kishte marrë flamurin kuqezi dhe plisin dhe i kishte hedhur në mbeturina.
Pas këtij incidenti, ndaj tij ishte marrë masa e pezullimit nga puna në shkollën fillore “Xhemajl Mustafa”.

