MPB e Maqedonisë Veriore del me detaje për atentatin ndaj kryetarit të Haraçinës

Një burrë ka gjuajtur me pushkë automatike në drejtim të kryetarit të Komunës së Hraçinës, Ridvan Ibrahimi, por kryetari nuk është plagosur, konfirmojnë nga MPB.

Dy persona janë plagosur, konfirmon policia.

“Sot (1 Prill 2024) në orën 13:25 në SPB-Shkup është raportuar se në hyrje të fshatit Haraçinë, një burrë ka qëlluar me pushkë automatike në drejtim të kryetarit të komunës R.I., i cili ishte së bashku me disa persona të tjerë”.

Dy persona kanë mbetur të plagosur, të cilët ndodheshin me kryetarin e komunës. Kryetari i komunës nuk ka pësuar lëndime dhe nuk janë të sakta as spekulimet e publikuara në disa portale se ka mbetur i plagosur një punonjës policie”, thonë nga MPB.

Lexo edhe:  Vdes profesori njohur dhe i respektuar i UP-së