Mozzik: 1800 euro për Mimozën që koordinohet me Radojçiqin, 600 euro për ata që e luftojnë Radojçiqin
Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) ka protestuar këtë të mërkurë para Qeverisë së Kosovës.
Të shumë ishin ata që dolën në përkrahje në rrjetet sociale për Policinë. Në mesin e tyre është edhe reperi nga Ferizaji Mozzik.
Ai ka thumbuar edhe shefen e deputetëve të LVV-së Mimoza Kusari Lila, të cilës i ishin publikuar disa biseda me terroristin Milan Radojçiq, sa ishte nënkryetar i Listës Serbe.
“1800 euro për Mimozën që koordinohet me Millanin, 600 euro për ata që e luftojnë Millanin! Zoti ju rujtë o atdhedashës”, shkori ai.
Kujtojmë se Kusari Lila ishte e përfshirë në përgjime së bashku me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simiq