Motoristët serbë arrijnë në Jarinje, policia e Kosovës i kthen mbrapsht

Ashtu siç raportuam më herët që grup motoristësh serbë janë nisur drejt Kosovës, teksa Njësia Speciale ishte nisur për në Jarinje duke shtuar prezencën e tyre atje.

Grupi i motoristëve tashmë kanë arritur në pikën kufitare të Jarinjes, duke u mbledhur pranë pikës kufitare, teksa Policia është duke e monitoruar situatën.

Më herët, Policia njoftoi zyrtarisht se nuk do të lejojë hyrjen e tyre në Kosovë.

“Kemi informata që disa motoristë serb janë nis drejt Kosovës. Policia e Kosovës me qëllim të ruajtjes së sigurisë ka marrë vendim që atyre të iu ndaloj hyrjen në Kosovë. Kjo duke pas parasysh se mund të shkaktojnë destabilizim. Policët tanë janë atje. Për shkaqe sigurie i kemi dërguar ata”, tha zëdhënësi i Policisë, Veton Elshani.

Lexo edhe:  “S’i thom vetes njeri që s’të vraj”, dalin detaje nga përleshja te Spitali i Pejës