“Moti se kam takuar një person kaq …..”, Afrona dhe Mozzik bashkë dhe kjo është arsyeja

Janë pjesë e showbizit shqiptar prej vitesh por duket se nuk u paska rënë të takohen më herët.

Afrona dhe Mozzik janë shfaqur së bashku nga Zvicra, atje ku reperi është ndalur për disa trajtime estetike në qendrën që e drejton modelja.

Kjo e fundit ka hedhur një postim me Mozzikun dhe ka shkruar fjalët më të mira për të.

‘Moti se kam takuar një person kaq modest dhe përtokë. Na vjen mirë që ta patëm në Grace’, është shprehur Dika.

Lexo edhe:  Erolldi e çon Diolen në Spanjë për pushime, çifti publikon foto nga atje