Mot përvëlues, parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

  1. Sot pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.

Temperaturat maksimale pritet të shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe mund të arrijnë deri në 36 ose 37 gradë Celsius. Pasdite vonë rrallë në disa vise kodrinore-malore mund të ketë ndonjë zhvillim të izoluar.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite në disa rajone kryesisht kodrinore-malore mund të ketë ndonjë zhvillim të ndonjë rrebeshi të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nëse keni dëgjim të dobët ose zhurmë në veshët tuaj, mos i lini asgjë rastësisë por veproni në mënyrë parandaluese. Ekspertët rekomandojnë ta pini dy herë në ditë

Edhe dita e hënë do të jetë me diell dhe shumë e nxehtë. Temperaturat pritet të kulmojnë të hënën dhe mund të arrijnë deri në 38 gradë Celsius. Pasdite mund të ketë zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë, por në shumicën absolute të territorit mbetet thatë dhe shumë nxehtë. Në mbrëmje vonë në bregdet fillon destabilizimi i motit me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të martën ulje e temperaturave dhe përpos intervaleve kohore me diell priten edhe zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe intensive./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Mot "veror" me temperatura të nxehta