Mot me vranësira dhe reshje shiu: Parashikimi për vikend

Sof parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira e intervale kohore me diell. Vranësirat do të kushtëzojnë edhe reshje të herëpashershme, lokale shiu.

Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të fuqishëm lokal me bubullimë. Temperatura maksimale deri në 20 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi parashihet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore diell. Herë pas here, lokalisht priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë sidomos në shumë rajone në veri dhe qendër të Shqipërisë ku priten rrebeshet më intensive. Reshjet e nesërme do të jenë më të lokalizuara.

Edhe e dita sjellë shumë vranësira dhe rrebeshe të shpeshta shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta. Shumë pak reshje priten në gjysmën jugore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nga e Hëna përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave, ndërkohë që rrebeshet e shiut në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë rikthehen të mërkurën./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Komenti skandaloz i policit kosovar: “Eh t’ishit vra ma mirë ish kon..”