Mosmarrëveshja për kthim në Gjermani përfundon me dhunë – burri dyshohet se e rrahu gruan në Vushtrri

Një rast dhune në familje është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Vushtrri, ku një grua ka denoncuar burrin e saj për dhunë fizike

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në rrugën “Jeton Terstena”, kur pas një mosmarrëveshjeje verbale lidhur me kthimin e tyre në Gjermani, situata ka degraduar në dhunë fizike.

Sipas burimeve të Sinjalit, B.Z ka deklaruar se bashkëshorti i saj, Q.Z., e kishte kapur për fyti dhe e kishte goditur me grushte. Ajo ka marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.

Nga ana tjetër, i dyshuari ka mohuar ushtrimin e dhunës, duke thënë se “vetëm e ka kapur për dore” dhe se bashkëshortja e tij ka probleme shëndetësore dhe është në trajtim të vazhdueshëm mjekësor në Gjermani, ndërsa gjatë qëndrimit në Kosovë është “në kontroll të hoxhës”.

Pas intervistimit të palëve dhe konsultimit me Prokurorin Kujdestar, rasti është kualifikuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet po vazhdojnë nga Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor në Vushtrri.

Lexo edhe:  Pas një zënke në trafik, një person e ndjek me kallash pronarin e ‘Zone Club’ në Prishtinë