“Mos vish shumë të shkurta” – Kiara tregon çfarë i thotë Luizi
Moderatorja e njohur Kiara Tito ka rrëfyer disa detaje interesante nga jeta e saj personale gjatë një interviste të fundit.
Ajo ka folur për stilin e saj të veshjes, duke treguar se partneri i saj, këngëtari Luiz Ejlli, shpesh ka komente për zgjedhjet e saj.
“Luizi më kritikon shumë për veshjen, mos vish shumë të shkurta thotë. Nuk e zbatoj kur më thotë ndërroje veshjen. Përtej shakave ai gjithmonë më vlerëson shumë për mënyrën se si vishet, se edhe jashtë ndërhyjmë në stilin e veshjes”, tha Kiara.
Ajo shtoi se tashmë kjo ndodh më rrallë, pasi ka fituar stilin e saj. “Tani më pak sepse e ka fituar atë stilin. Gjatë periudhës së shtatzënisë vishja bluzat e Luizit se ai i ka XL, por tani vishem dhe fle me pizhame. Jam një grua shumë e mërzitshme”, tha tutje ajo.