“Mos m’prek se t’q*va nanen allti”- Ky është polici nga Mitrovica që u arrestua sonte nën dyshimin për vjedhjen e cigareve nga një person në vlerë 30 mijë euro

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një polic dhe ka rekomanduar për suspendim edhe katër të tjerë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë përvetësuar pako cigaresh të sekuestruara në vlerë prej rreth 30 mijë eurosh.

Sipas njoftimit të IPK’së, zyrtarët policorë kishin sekuestruar mbi 100 pako me cigare nga persona të dyshuar për kontrabandë. IPK më tej bën të ditur se prej tyre, 24 i kishin marrë për vete, vlera e të cilave shkon në rreth 30 mijë euro.

“Pas veprimeve hetimore një zyrtar policor është arrestuar dhe me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse  katër zyrtarët tjerë janë duke u hetuar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Insajderi merr vesh se bëhet fjalë për pjesëtarin e Njësitit Special në veri, Fatmir Uka.

“Nalu merrum vesh, qe ku e ke vjedh mallin, qe ku je t’u e çu mallin”, janë fjalët e qytetarit drejtuar policit.

Në shenjë revolte polici kundërpërgjigjet duke e kërcënuar me fjalët: “Mos më prek se ta q. nanën allti”.

Lexo edhe:  Istogasi i dehur i bën për spital gruan dhe vajzën e mitur, dërgohet në mbajtje