Aksident zinxhiror mes 5 kamionëve dhe 37 veturave në Hungari, dhjetëra të lënduar

Sot rreth orës 14:30 në autostradën M1 pranë Budapestit, në drejtim të kryeqytetit të Hungarisë, ka ndodhur një përplasje zinxhirore ku janë përfshirë 37 makina dhe pesë kamionë. Siç njofton policia hungareze, në aksident janë djegur 19 automjete. 36 persona kanë mbetur të lënduar, një person është në rrezik për jetën dhe 13 prej tyre kanë marrë lëndime të rënda fizike. Në vendngjarje ndodheshin ambulanca, zjarrfikësja dhe policia dhe katër helikopterë që transportuan edhe të plagosurit.
Lexo edhe:  Policia gjen armë e municion te një shtëpi në Malishevë, pronari thotë se i ka “kujtim nga vëllai i ndjerë”