Mori veturën e shefit bashkë me mjete pune në vlerë afro 10 mijë euro dhe e shiti, arrestohet i dyshuari
Një rast i keqpërdorimit të besimit është raportuar në Fushë-Kosovë.
Sipas raportimit i dyshuari mashkull, pronar i një firme private ka njoftuar se punëtori i tij i kishte marrë veturën e punës së bashku me mjete pune në vlerë prej 9 mijë e 500 euro, e të njëjtën e kishte shitur, transmeton lajmi.net.
Dje Policia ka arrestuar të dyshuarin në fjalë, ndërsa vetura pa mjete pune i është kthyer pronarit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje