Momenti kur rrufeja godet aeroplanin që po vinte nga Stambolli në Prishtinë – rrëfehet pasagjeri

Mbrëmjen e së mërkurës një zhurmë e madhe është dëgjuar nga rrufeja në vend. Si pasojë e motit të ligë një aeroplan është goditur nga rrufeja. Gazeta Insajderi nga burime të veta ka mësuar se aeroplani i firmës turke “Pegasus” që po vinte nga Stambolli për në Prishtinë, ishte goditur nga kjo rrufe. Detaje për Insajderin, ka dhënë edhe një pasagjer.

“Ishte e tmerrshme, është zdritë totalisht, dridhje e pa parë”, i tha njëri prej pasagjerëve që po fluturonte me këtë aeroplan, Insajderit.

Më tej, ai sqaroi se aeroplani pas goditjes e humbi baraspeshën.

Fluturim pasi u goditëm nuk ka qenë i qetë, aeroplani e humbi pak baraspeshën”, u shpreh ai.

Aeroplani siç mëson Insajderi është goditur në momentin që ishte duke ateruar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, ka pohuar ky pasagjer.

Deri në këto momente nga kompania nuk kanë dhënë detaje mbi ngjarjen.

Lexo edhe:  Operacioni “Kolonia” vë në pranga tre persona, konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro