Momenti kur policët hyjnë në tunelin ku fshihej droga në Shkodër – U gjetën 65 kg kanabis në formë çokollate

Një sasi prej 65 kg marijuanë në formë çokollate është sekuestruar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni që ka goditur një tentativë për të trafikuar një sasi të madhe lënda narkotike.

Lënda narkotike është gjetur në një tunel. Gjatë operacionit janë edhe sekuestruar edhe rreth 31 kg kanabis në formë bohçeje.

“Po në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër” dhe “Tempulli 2”, gjatë orëve të fundit është siguruar informacion për një tentativë për trafikim të një sasie të konsiderueshme e dyshuar marijuanë të përpunuar në formë çokollate dhe në formë boçeje.

Strukturat e Hetimit në Drejtorinë Vendore, strukturat Operacionale dhe ato Shqiponja kanë ndërhyrë në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër në një ambient të përshtatur me tunel për të fshehur lëndën narkotike dhe gjatë kontrollit në tunel kanë gjetur dhe sekuestruar 65.5 kilogramë marijuanë të përpunuar në formë çokollate. Në vijim të operacionit në brendësi të një automejti tip furgon të parkuar afër të këtij ambienti, u gjetën dhe u sekuestruan 31.5 kilogramë kanabis në formë boçe dhe një sasi municioni luftarak.

Lexo edhe:  Gjendet i vdekur një burrë në Prizren, Policia nis hetimet