Momenti kur lirohen 3 policët e kidnapuar nga Serbia

Gjykata e Kralevës ka marrë vendim për lirimin e tre policëve tëkidnapuar nga Serbia.

Pas vendimit është publikuar një fotografi e momentit të lirimit të policëve. Fotoja është realizuar në dalje të Gjykatës.

Fotoja është publikuar nga sekretari i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, Fatmir Haxholli, i cili në mbishkrim ka shkruar “Më në fund”.

Theksojmë se Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor.

Arrestimi i tre policëve ka nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.

Lexo edhe:  Kjo është gruaja që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit të rëndë, vajza e saj ende në Mjekim Intensiv