10 persona rrihen në mes vete në Graçanicë, katër përfundojnë në spital

10 persona janë rrahur në mes vete në Graçanicë, të dielën rreth orës 3 të mesnatës.

Sipas policisë, katër nga të dyshuarit janë lënduar dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, me ç’rast u është bërë alkool-testi, i cili ka rezultuar pozitiv për nëntë persona.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti  në procedurë të rregullt.​

Lexo edhe:  Rrëfimi rrëqethës i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës: Jeta ime ka përfunduar aty