Momenti kur Goran Rakiq sulmohet nga serbët protestues në Mitrovicën e Veriut

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është sulmuar edhe fizikisht në Mitrovicë të Veriut sot.

Rakiq shihet derisa shtyhet nga disa protestues serbë, derisa pranë tij qëndronte edhe Igor Simiqi.

Protestuesit paraprakisht, siç raporton Kossev, kishin shprehur zhgënjim të madh me Listën Serbe për shkak të situatës së re.

Ata protestuan edhe kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiq, duke e akuzuar për tradhti.

Lexo edhe:  Vajza në Viti kapet me babain që doli kundër lidhjes së saj të dashurisë, intervenon Policia