Momenti kur arrin ish-ushtari i UÇK-së në Kosovë, ishte arrestuar para 1 viti në Merdare

Gjatë ditës së sotme është liruar nga burgu në Serbi, veterani i UÇK-së, Hasan Daka, i cili së bashku me Shkëlzen Dakën ishin arrestuar janarin e vitit të kaluar.

Pas arrestimit kishte reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës duke kërkuar lëshimin e tyre.

Daka ishte arrestuar gjatë kohës sa po kalonte kufirin në Merdare për të shkuar në Itali.

Ndërsa janë publikuar pamje kur Dakaj arrin në Kosovë. Mes duartokitjeve u pritë nga një numër i lartë i qytetarëve./Indeksonline/

Lexo edhe:  79 aksidente dhe mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë