I riu në Gjakovë e bën për spital të dashurën e saj, 21-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë qoftë nga bashkëshortët apo partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit. Në mesin e shumë grave ndaj të cilëve është ushtruar dhunë fizike e psikike është edhe një 21-vjeçare nga Gjakova, e cila është sulmuar brutalisht nga i dashuri i saj.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se vajza e re nga dhuna e përjetuar ka pësuar lëndime trupore dhe si rrjedhojë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë 21-vjeçarja ka denoncuar edhe rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen se si ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, 25-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Konflikt familjar në Gjakovë: Burri ushtron dhunë ndaj gruas dhe djalit, përfundon në pranga