Moisiu: Thaçi ishte në burg me 7 porta, më erdhi shumë rëndë kur e pashë atje

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka thënë se për ta takuar ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, në qendrën e paraburgimit në Hagë i është dashur t’i kalonte shtatë porta, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se i kishte ardh shumë rëndë kur e ka takuar atje të mbyllur.

Ai ka thënë se mbaheshin mirë dhe ishin me kurajo dhe me besim tek drejtësia, pavarësisht se Moisiu ka thënë se nuk ka shumë besim.

“Ai ishte një burg me 7 porta me çelës të ndryshëm, njëri i mbyllte e tjetri i hapte. Pra një burg me siguri të jashtëzakonshme. Më erdhi shumë rëndë kur pashë një ish-president të mbyllur atje. Të shikoje këta njerëz që sakrifikuan jetën dhe familjen e tyre, gjithçka që kishin, vunë  kokën në rrezik.Ata mbaheshin mire, me kurajo, kishin besim tek drejtësia por unë për veten time nuk kam shumë besim. Kjo është për t’i bërë qejfin serbëve.-

Në periudhën e luftës, në shkollë bënim mbledhje klandestine dhe gjithmonë na thuhej çdo bëhet me Kosovën sepse armiku është i përbashkët. Në shkollat shqiptare në vitet ’36-‘37, ne këndonim për Kosovë e Çamëri, ja vdekje ja liri. Pra ishim edukuar për të kërkuar llogari se perse këta njerëz janë atje dhe jo këtu me ne”- tha ai në Euroneës Albania

Lexo edhe:  Historia e Ramazanit: Pse agjërojnë myslimanët dhe a mund ta mbajnë edhe njerëzit që besojnë në fe të tjera