Mjeku që u angazhua në spitalin ushtarak gjatë luftës merr një dhuratë të veçantë
Doktor Fadil Beka nga Drenica i cili gjatë kohës së luftës ofronte trajtim mjekësor për ushtarët e UÇK-së ka pranuar sot një punim druri të veçantë.
Ky punim që mbanë shkronjat e UÇK-së iu dhurua në shenjë mirënjohje për kontributin e tij në spitalin ushtarak, shkruan Jepi zë.
Postimi i plotë i Besart Gashit:
Sot pata knaqësi të kaloj disa qaste me Dr. Fadil Beka doktori i cili shëroj plagët e Lirisë.
z. Fadil Beka ishte doktori I parë që hapi spitalin ushtarakë në kohën e luftës .
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tijë të dhënë për Liri sot i dhurova një punim druri
Të pranishëm ishin edhe ish veteranet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Selman Ibriqi dhe Bashkim Sh Thaqi