Mitrovicasit të “çmendur” pas KB Trepçës: Shumë të rinj agjerueshëm tashmë kanë dal të presin për biletat
Interesim i jashtëzakonshëm po mbretëron për biletat e ndeshjes KB Trepça – KB Prishtina.
Afër palestrës Minatori në Mitrovicë tashmë janë mbledhur shikues që shpresojnë për një biletë, ndërsa shitja do të fillojë nga ora 11:00, shkruan Jepi zë
Ndeshja luhet sonte prej orës 17:15, ndërsa shumë të rinj, ndonëse agjerueshëm tashmë kanë dalur të presim për bileta.
Te palestra buzë lumit Ibër, më saktësisht në Fan Shopin e klubit do të bëhet shitja, ndërsa është njoftuar se një person mund të marrë deri 2 bileta, shkruan Jepi zë
Biletat dalin në shitje në ora 11:00 te FAN-SHOPI zyrtar. Klubi ka njoftuar se dyert e palestrës hapen në ora 15:40 dhe mbyllen në ora 17:00./ Jepi zë