Futbollisti mitrovicas, Arber Jusufi, merr rrugën drejt Evropës për një jetë më të mirë

Mitrovicasi Arber Jusufi që ishte edhe futbollist me perspektivë ka marrë rrugën drejt Evropës.

Si shumë të rinj tjerë, edhe i riu nga fshati Koshtovë që luante për Fc Mitrovicën (ish FC Australia) vendosi të ikë nga Kosova për një jetë më të mirë, shkruan Jepi zë.

Ai ka vendosur të emigrojë në shtetin e Zvicrës, ndërsa shoku i tij Lavdim Brahimi e ka uruar për rrugë të mbarë dhe suksese në jetë.

Ndryshe, numri i atyre që presin të shpërngulen nga Kosova është shumë i madh, pasi shumë të rinj po presin viza pune, dhe krejt kjo ka ardhur si pasojë e mos punës të qeverive të kaluara dhe kësaj tani, që po i detyron qytetarët të marrin rrugën drejt Evropës për një jetë më të mirë.

Lexo edhe:  Armend Xhoxhaj mposhtet nga boksieri turk