Mitrovicasit Ilir Zeka i sigurohet trajtimin jashtë vendit
Shpenzimet për trajtimin e tij do t’i mbulojë Ministria e Shëndetësisë.
Për këtë ka njoftuar faqja e Ministrisë në Facebook, ku thuhet se ai është pajisur me dokumentet e nevojshme nga Fondi për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore vendore.
Postimi:
Njoftim
Sot gjatë ditës jemi njoftuar për gjendjen e rënduar shëndetësore në të cilën gjendet pacienti Ilir Z.
Pas trajtimit disa ditor në QKUK, Ilirit i duhet trajtim urgjent jashtë vendit. Si rrjedhojë pas Raportit Konziliar të lëshuar nga mjekët në QKUK, brenda ditës Iliri tashmë është pajisur me dokumentet e duhura nga Fondi për trajtim mjekësor jashtë Institucioneve Publike.
Ministria e Shëndetësisë, Republika e Kosovës, mbulon shpenzimet e trajtimit për Ilirin sipas legjislacionit në fuqi.
Ilirit i urojmë shërim të shpejt e kthim sa më të shpejt në familjen e tij!