Mitrovicasi tregon shpirtin human: E gjen Alin duke qajtur dhe i lënduar, e merr dhe e dërgon në mjekim

Sot gjatë ditës “Jepi zë” ka publikuar një video ku shihet se i riu i njohur në Mitrovicë me emrin Ali, rrahet nga një një person në moshë.
I riu që në Mitrovicë si shumë i dashur, sot ishte në një gjendje të rëndë emocionale pas sulmit.
Fatmirësisht në Mitrovicë ka qytetarë me shpirt human, të cilët çdoherë tregojnë anën e mirë njerëzore.
Një qytetar pasi e gjeti Aliun duke qarë dhe të lënduar në këmbë, e mori së bashku me familjen e tij dhe e dërguan në emergjencë.
Stafi i emergjencës nuk hezituan ta mjekojnë Aliun, duke ia pastruar dhe fashuar këmbën.
Pas kësaj, qytetari u kujdes që Aliu të jetë mirë emocionalisht duke e ndihmuar me gjëra të tjera.
 
Lexo edhe:  “Po e mbroj veten…” - Kërcënohet pronari i marketit ‘Leari’ në Gjilan, i dyshuari e ekspozon armën