Mitrovicasi që vdiq dje pasi ra nga ura, do të varroset sot
Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Mitrovicë, ku një person ka vdekur pasi ra nga ura në afërsi të Parkut Solana.
I ndjeri Avni Sadiku, nga fshati Dedi por me banim në Mitrovicë pritet të varroset sot, shkruan Jepi zë.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi i 44 vjeçarit do të bëhet në Shipol, në varrezat e qytetit me kohen e Ikindisë.
Ndryshe Policia dje ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipet mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e mitrovicasit./ Jepi zë