Mitrovicasi përballet me një situatë të rëndë, uji i solli rërë duke ia mbuluar veturën e hyrjen e shtëpisë

Një mitrovicas që jeton afër stadiumit “Adem Jashari” po përballet me një situatë të rëndë, pasi përmbytja i la probleme edhe kur u largua uji.

Atij i ka arritur në oborr një sasi e madhe rëre dhe i ma mbetur aty ende, shkruan “Jepi zë”.

Nga pamjet e siguruara nga “Jepi zë”, shihet se rëra ia mbuloi veturën dhe ia mbylli hyrjen në shtëpi.

Kujtojmë që zona afër Liqenit Akumulues është përmbytur e tëra, pasi sasia e ujit që doli nga shtrati ishte e madhe.

Lexo edhe:  Detaje të padëgjuara: Naim Murseli i liroi karrigen e shoferit vrasësit, Liridona pa gjithçka