Mitrovicasi jep shembullin e mirë, gjen para në Shupkovc dhe i dorëzon në Polici
Në orët e pasdites së sotme, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë është dorëzuar një shumë parash nga një qytetar, i cili i kishte gjetur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, shkruan Jepi zë
Me qëllim të identifikimit të pronarit të shumës së gjetur, Policia e Kosovës fton personin që i ka humbur këto para të paraqitet në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë ose të kontaktojë në numrin 192.
Policia e Kosovës e vlerëson veprimin e qytetarit dhe e falënderon për përgjegjshmërinë dhe bashkëpunimin e treguar.