Mëngjes i përgjakshëm në Prizren, tentim vrasje ndaj një gruaje

Një grua është plagosur me armë zjarri mëngjesin e së hënës në Prizren.

Siç njofton policia, lidhur me rastin është arrestuar një burrë dhe është dërguar në mbajtje.

Kurse, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore”, ka thënë Policia e Kosovës.

Viktima është shtrirë për trajtim dje në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Lexo edhe:  Plagosen dy persona, të dyshuarit i kapet arma dhe arrestohet